Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha të mërkurën në hapje të fushatës, se qershori është muaj i idealeve, muaj i madh i lirisë, UÇK-së dhe më 11 qershor do të jetë i bashkuar për një epokë të re të Fillimit të Ri.
Kosovës, sipas Veselit, sot i duhet një udhëheqje e re, e cila fuqizon shtetin, njeh miqtë dhe respekton ata, por edhe që i mban larg armiqtë e tij.
Kreu i PDK-së shtoi se nuk do të lejojnë të kthehet e kaluara.
Veseli tha se Fillimi i Ri buron nga të rinjtë, bujqit, gruaja, arsimtarët, profesorët, mjekët, pensionistët.
Lideri i PDK-së ka pyetur qytetarët se a mund ta udhëheqin vendin konceptet si ata që nuk kanë guxim të marrin vendime dhe nuk e njohin Kosovën.
Sipas tij Kosovës i duhet një lidership i guximshëm.
-
Veseli: Fillimi i ri është shpresa për Kosovën
-
Pas dështimit të Fillimit të Ri, Veseli lanson Dekadën e Re
-
Veseli: Vetëvendosje vuri kollare dhe e njohu Kosovën vetëm për të ardhur në pushtet
-
Veseli në Fushë Kosovë: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar
-
Veseli: Kosovës i duhen liderë të guximshëm