Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në qytetin e Ferizajt shpalosi platformën e “Fillimit të Ri” tha se pas 11 qershorit, Kosova me fitoren e koalicionit të PDK-së do të ec fuqishëm përpara, pasi që Fillimi i Ri është shpresa për Kosovën.
“Pas 11 qershorit të ecim fuqishëm përpara. Fillimi i ri është shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane. Fuqizimi ekonomik, e forcon sovranitetin, flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Do të përkrahim ndërmarrësit tanë. Ata të cilët po punojnë për ta çuar Kosovën tonë përpara”, ka thënë Veseli, përcjell Ksp.
“Fillimi i ri do të japë mbështetje të fuqishme fermerëve, bujqësisë. Fillimi i ri është fuqizim. Më shumë se 70 për qind në këtë shesh janë të rinj. Duhet t’i fuqizojmë ata. Duhet të bëjmë ata që e meritojnë. Nuk mund të ec një shtet përpara pa pasur fuqizim të gruas. Do ta fuqizojmë sektorin e shëndetësisë publike. Nuk do të lejojnë më që nga Kosova jonë të ikin doktorët jashtë. Do t’ua rrisim pagat dhe do t’i përmirësojmë kushtet e punës. Interesi i këtij vendi është të rritet ekonomia 8 për qind. Kur e kemi këtë ekonomi do ta kemi dhe një ushtri të fuqishme, që do ta kemi prioritet në fillim të mandatit të Fillimit të Ri”, tha Veseli.
-
Veseli në Fushë Kosovë: Fillimi i Ri është Kosova sovrane dhe e zhvilluar
-
Veseli: Kosovës i duhet një udhëheqje që fuqizon shtetin
-
Pas dështimit të Fillimit të Ri, Veseli lanson Dekadën e Re
-
Veseli feston Fillimin e Ri me mijëra të rinj
-
Veseli: Vetëvendosje vuri kollare dhe e njohu Kosovën vetëm për të ardhur në pushtet