Përplasjet e fundit ndërmjet serbëve janë bartur edhe në institucionet që merren me ankesat e subjekteve dhe kandidatëve të partive politike. Vetëm brenda dy javëve të para dhjetëra ankesa kanë deponuar kandidatët dhe partitë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Ka nga ata që janë larguar prej listave të partive pa vullnetin dhe dijeninë e tyre, e disa në mënyrë vullnetare pa treguar arsyet e vërteta. Në shkresat e deponuara pranë institucioneve, serbët merren në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, ani pse deklarativisht thonë se nuk e njohin atë. Kjo ka ndodhur pas presioneve të Beogradit, që serbët të garojnë vetëm nën ombrellën e Listës Serbe dhe përpjekjeve që t’u pamundësohet gara subjekteve të tjera serbe.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Përplasjet e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës zhvendosen edhe në KQZ
-
Partitë rivale të Listës Serbe të rrezikuara nga presioni i Beogradit
-
LVV-ja i kërkoi Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe
-
Lista Serbe dorëzon ankesën në Kushtetuese
-
Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese