Përplasjet e fundit ndërmjet serbëve janë bartur edhe në institucionet që merren me ankesat e subjekteve dhe kandidatëve të partive politike.
Vetëm brenda dy javëve të para, dhjetëra ankesa kanë deponuar kandidatët dhe partitë serbe.
Ka nga ata që janë larguar prej listave të partive, pa vullnetin dhe dijeninë e tyre, e disa në mënyrë vullnetare, pa treguar arsyet e vërteta.
Në shkresat e deponuara pranë institucioneve, serbët merren në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, ani pse deklarativisht thonë se nuk e njohin atë.
Kjo ka ndodhur pas presioneve të Beogradit, që serbët të garojnë vetëm nën ombrellën e Listës Serbe dhe përpjekjeve që t’u pamundësohet gara subjekteve të tjera serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasje ndërmjet serbëve dhe tërheqje të kandidatëve për deputetë
- Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: tri arsye për brengë për shëndetin e demokracisë
-
Partitë rivale të Listës Serbe të rrezikuara nga presioni i Beogradit
-
Lista Serbe dorëzon ankesën në Kushtetuese
-
LVV: KQZ-ja shkeli ligjin me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe