Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Kishnicë.
Në këtë tubim, ku janë prezantuar edhe kandidatët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, për deputetë në Kuvendin e Kosovës, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj kandidatit të koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti.
Pacolli para qytetarëve të Kishnicës ka thënë se programi zhvillimor i koalicionit do të zbatohet nga njerëzit profesionistë të cilët kanë lënë pas vetes suksese dhe veprimtari të shquar.
“Lista e kandidatëve tanë për deputetë në krye me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hoti, do të zbatojë programin qeverisës për zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e një perspektive të qartë për qytetarët tanë, ne mendojmë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Pacolli, në tubimin e koalicionit në Kishnicë.
Në këtë tubim lideri i AKR-së iu bëri thirrje qytetarëve që me datën 11 qershor, ta mbështesin koalicionin e shpresës, i cili është i gatshëm për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht.
Edhe
Pacolli: Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të shkojnë në shtëpi
“Tash është koha për njerëzit që do ta ndërtojnë Kosovën e që do ta zhvillojnë atë, nuk kemi kohë për të humbur”, ka shtuar i pari i AKR-së.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti premtoi zbatim të programit i cili siguron zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe ardhmëri me prosperitet.
-
Tahiri: Pacolli me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë
-
Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
-
Pacolli në Prishtinë: Mos e humbni shpresën, ende ka njerëz që mendojnë për mirëqenien tuaj
-
Pacolli në Shtërpcë: Hoti, njeri me vlera dhe më i denji për rolin që ia kemi ngarkuar