Nisma, e prirë nga kandidatët e saj për deputetë në parlamentin e ardhshëm të Kosovës, Zafir Berisha, njëherësh kryetar i degës së Nismës në Prizren dhe Haxhi Shala, qëndruan në rajonin e Hasi, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Zafir Berisha, potencoi se ky rajon si nga niveli qendror, ashtu edhe komunal, ka qenë jo vetëm i anashkaluar, por më e keqja është se ky rajon është nëpërkëmbur nga qeveritë e kaluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhi Shala foli për premtimet e Nismës se me ardhjen e saj në qeverisje investimet në bujqësi do të prekin pikërisht edhe lokalitetet e regjionit tonë. Kjo anë shquhet për punë dhe punëtor sidomos në këto treva, prandaj fokusi dhe investimi ynë do të jetë i përqendruar padyshim këndej.