Kandidatët e Nismës për Kosovën për deputetë, Zafir Berisha dhe Haxhi Shala, u takuan me mbështetës të partisë nga komuna Dragashit-Sharrit ku para të pranishmëve prezantuan projektin e Nismës në zgjedhjet e 11 qershorit.
Zafir Berisha kërkoi nga opojasit që të bëhen “pjesë e fitores së projektit të Nismës, e cila është garanca e vetme se pas zgjedhjeve, me Nismën në qeveri qytetari nuk do të jetë i anashkaluar siç ka qenë deri më tash”.
“Dragashi-Sharri si komunë do të jetë në fokus të investime dhe subvencioneve në blegtori por edhe në turizëm”, theksoi Berisha.
Haxhi Shala tha se Nisma do të jetë në qeveri por pjesa qeverisëse e saj nuk do të mbetet pa opojarë, “prandaj mbështetja e fuqishme për Nismën në Opojë është shumë jetike për zgjedhjet e 11 qershorit”.