Nga 189 kutitë të votimit që janë në karantinë vetëm 10 kanë probleme më serioze.
Kjo është konfirmuar pas hetimit që atyre u është bërë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj ka thënë për KTV se të enjten ata pritet t'i dorëzojnë raportin e hetimit KQZ.
“Është pastaj në kompetencë të KQZ-së që të vendosë se çfarë do të ndodhë veçanërisht me këto 10 vendvotime", ka thënë Ahmetaj.
Shkeljet në këto 10 vendvotime janë më të mëdha dhe ka mospërputhje të theksuara. Ato janë nga të gjitha komunat. Në QNR ndërkaq në përgjithësi po vazhdon puna e futjes së të dhënave në sistem nga kutitë e ardhura tashmë nga e gjithë Kosova.
Artikuj të ngjashëm
-
Në 50 kuti votimi nuk përputhen të dhënat – do të zhvillohen hetime
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit, procesi pritet të përfundojë pasdite
-
KQZ-ja miraton rinumërimin e 16 kutive të votimit, ngrihet shqetësim për votimet me asistencë
-
KQZ-ja thotë se procesi i numërimit të votave me postë është drejt fundit