Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)ka njoftuar se në në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit. Deri më tani, janë rinumëruar 10 nga 16 prej kutive.
Ky proces pritet të përfundojë pasditen e sotme.
“Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16. Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që u takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kutitë që po rinumërohen u takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Për rinumërimin e tyre, KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së mërkurës.