Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës po shkon drejt fundit.
Në një postim në Facebook është bërë e ditur se nga pasditja e së premtes e deri të hënën janë numëruar 129 kuti me fletvotime për zgjedhjet për kryetar komunash dhe 109 kuti nga zgjedhjet për kuvende komunale.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky proces është në prag të përfundimit. Nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00, janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, thuhet në njoftim.
-
Përmbyllet numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë
-
Në Prishtinë e Prizren po vazhdon verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit
-
Të martën pritet të përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve