Listat e pasakta të votuesve, votimi familjar dhe sistemi me shumë të meta për votim jashtë Kosovës kanë qenë disa nga parregullsitë, në të cilat kanë hasur vëzhguesit e Bashkimit Evropian gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, raporton KTV.
Në vendet me shumicë serbe, sipas vëzhguesve të BE-së, procesi zgjedhor u dëmtua nga frikësimi dhe rastet e dhunës brenda komunitetit serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë, kanë theksuar se zgjedhjet e parakohshme ishin të qeta në pjesën më të madhe të vendit.
“Në vendet me shumicë serbe procesi zgjedhor u dëmtua nga frikësimi dhe rastet e dhunës brenda komunitetit serb. Në këtë pjesë nuk pati reagim të mjaftueshëm nga Prokuroria dhe Policia. Kjo ngrit pyetjet rreth besueshmërisë së procesit demokratik në këto zona”, ka thënë Alojz Peterle.
Në të njëjtat parregullsi kanë hasur edhe monitoruesit e DNV-së. Albert Krasniqi ka theksuar infrastrukturën jo të duhur për qasjen e personave me aftësi të kufizuara dhe emrat e personave të vdekur në listat e votimeve. KQZ-ja është kritikuar për mungesë të trajnimeve për komisionerët.