Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, ka komentuar takimin e tij me Behgjet Pacollin e AKR-së sot në një nga hotelet e Prishtinës.
Ai ka thënë se ky takim ishte i rastësishëm dhe se Pacolli i ka shprehur qëndrimin kundër bashkëpunimit me PAN-in, por edhe frikën se mos ndonjë nga deputetët e koalicionit LAA mund t’i bashkohet PAN-it.
“U takuam rastësisht. Besoj që edhe AKR njësoj si LDK-ja nuk duhet të shkojnë te PAN-i për asnjë çmim, por nuk kisha nevojë ta zgjas sepse ata ishin më të vendosur se kurrë që të mos shkojnë. E kishin hallin këtë peshkimin e individëve, mirëpo nuk erdhën te ndonjë emër i përveçëm”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Gjatë kësaj jave do të takohem edhe me njerëz të LDK-së. Është shumë e rëndësishme që dimensionet simbolike t’i zbresim e të shkojmë te ato substanciale. Jam optimist që mund të kalojmë direkt në temë. Më 2014 e kishim shumë më vështirë sepse nuk njiheshim tash njihemi”, ka shtuar më tej ai.
-
Pse Pacolli po kritikon LDK-në dhe Vetëvendosjen
-
Pacolli takon Kurtin, bisedojnë për bojkotimin e seancës konstitutive nga PAN-i
-
Sipas Pacollit, ka disponim që VV e LDK të heqin dorë nga kushti për kryeministër
-
Pacolli tregon pse nuk shkoi me Vetëvendosjen
-
Kurti nuk beson se LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in