Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, sot vizitoi Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.
Ai tha se ndryshimin më të madh për pensionistët si qeveri e kanë bërë gjatë këtij mandate, ku sipas tij janë përshkallëzuar pensionet.
Ai është zotuar para pensionistëve se do të ulet shkalla e arritshmërisë për stazhin e punës nga 15 në 10 vjet. Hoti ka premtuar edhe rritjen e pensioneve bazike për 40 për qind.
“Do të njohim stazhin e punës pas periudhës së 90-ta të cilët janë larguar dhunshëm nga puna. Kërkojmë nga ju ta mbështesni këtë program për ta realizuar në qeverinë e re”, tha Hoti, raporton KP.
Ndërsa, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka një program 100 për qind të realizueshëm, ndërsa i quajti mashtrime premtimet e kundërshtarëve politikë.
Edhe
Hoti: Pensionet 40% më të larta, për pleq kujdes shëndetësor në shtëpi
Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se presin nga politika që në këtë fushë të bëhen ndryshime rrënjësore, pasi sipas tij, ka pensionist që për dhjetë ditë nuk ka mundur me mbërri stazhin.
Pensionistët kërkuan edhe kthimin e fondit pensional invalidor.
-
Hamza: Ata që humbin punën, gjashtë muaj do të marrin nga shteti 80% të pagës së fundit
-
AAK: Të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune, për pensionistët kontributpagues
-
LDK-ja rekomandon rritje të menjëhershme të pensioneve e të pagës minimale
-
Hoti premton pagë minimale 300 euro, sigurime shëndetësore e vetting në drejtësi