Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

AAK: Të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune, për pensionistët kontributpagues

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, në mënyrë që të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune para luftës, për ta fituar statusin e pensionistit kontributpagues.

Prej majit të vitit të shkuar, kjo parti ka iniciuar ndryshimet në Ligj. E muajin e shkuar, Gjykata Kushtetuese obligoi institucionet që brenda gjashtë muajsh ta heqin kriterin, të cilin e kualifikoi si diskriminues.

Deputeti Shemsedin Dreshaj shprehu pritjen që brenda kësaj periudhe të miratohen ndryshimet në ligj.

“Tash kur Kushtetuesja kur e ka limituar afatin 6 muaj. Pra, brenda atyre 6 muaj, si deputetë të opozitës dhe ata të opozitës duhet të mbështesin këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ashtu që brenda 6 muajve ky Ligj të merr formën e prerë”, tha Dreshaj.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shprehu pritjen që shpejt do të bëhen ndryshimet ligjore, në funksion të heqjes së kriterit prej 15 vjetësh, për ta fituar statusin e pensionistit kontributpagues.

Edhe Pas vendimit të Kushtetueses, AAK-ja kërkon heqjen e kriterit për 15 vjet përvojë pune për kontributdhënësit Arbëri Pas vendimit të Kushtetueses, AAK-ja kërkon heqjen e kriterit për 15 vjet përvojë pune për kontributdhënësit

“Tash me iniciativën e Dr. Shemit, me sa e di unë është edhe në Agjendën Legjislative, në lexim të dytë, kështu që besoj se kjo do të realizohet shpejtë”, tha Tahiri.

Bazuar në ligjin në fuqi, statusin e pensionistit kontributpagues e kanë vetëm ata qytetarë që kanë ofruar dëshmi se së paku 15 vjet kanë punuar para lufte pa shkëputje dhe kanë paguar kontribute. Të tjerët realizojnë vetëm pensione bazike të moshës.