Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Do ta fuqizojmë si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë

Ramush Haradinaj, që është i nominuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit, ka thënë se “që nga dita e parë në qeverinë e re reformatore do të fillojmë me përgatitjet për avancimin dhe reformat institucionale për të fuqizuar si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë”.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shtoi se një prej reformave institucionale do të jetë Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrativ”, theksoi ai.

Ai tha se do të hartojnë dhe miratojnë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha.

“Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, u shpreh Haradinaj.