Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në përgjigjen e tij për raportin amerikan të “Freedom House”, ku u lidh me krimin e organizuar, tha se gjithmonë “ka punuar dhe do të punojë për sundimin e ligjit dhe të demokracisë”.
Ai shkroi në Facebook të mërkurën, se do të jetë në krye të detyrës, që Qeverisë Kurti t’i bëjë opozitë “duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”.
Të dashur qytetarë, U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve...
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, April 20, 2022
Në raportin e “Freedom House”, pos Haradinajt, u përmend edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, që aktualisht ndodhet në Hagë duke u gjykuar.
“Korrupsioni e klientelizmi shpesh bëjnë presion për votë. Biznesmenët e pasur në Kosovë mund të kenë ndikim në zgjedhjet politike të punëtorëve të tyre. Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim me platformën e Listës Serbe, si dhe të zgjedhjeve politike të serbëve etnikë në përgjithësi. Figura kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”, thuhet në raport për çështjen se “a janë zgjedhjet politike të njerëzve të lira nga forcat dominuese?”. Kjo çështje është vlerësuar me dy nga katër pikët e mundshme. Raporti për këtë çështje është i njëjtë me atë të vitit të shkuar.
-
Raporti i “Freedom House”, Thaçi e Haradinaj përmenden për lidhjet me krimin e organizuar
-
“Freedom House”: Kosova ngec në luftimin e korrupsionit, Thaçi e Haradinaj të lidhur me krim të organizuar
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit
-
Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë