Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, së bashku me kandidatet për deputete, Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra, kanë zhvilluar takime me Degët e Gruas Demokratike të PDK-së, në Han të Elezit dhe Kaçanik, ku është diskutuar rreth platformës politike të PDK-së, “Fillimi i Ri”.
Hoxha ka thënë se Gruaja Demokratike e Kosovës, ka qenë, është dhe mbetet shumë aktive dhe e përkushtuar për “Fillimin e Ri”, që pas 11 qershorit të marrë përgjegjësi dhe obligime të cilat rikonfirmojnë angazhimin për fuqizimin e gruas, duke votuar dhe duke përkrahur PDK-në.
Ajo ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që “çështjen e gruas e ka vënë prioritet dhe kështu ka dëshmuar se lidershipi i PDK-së, pas fitores historike, do të angazhoj fuqishëm gruan në të gjitha nivelet e vendimmarrjes”.
“Gruaja Demokratike ka dëshmuar se parashtron, mbron dhe promovon prioritetet e saj dhe çdo herë në platformën politike të PDK-së, në veçanti të Kryetarit Veseli, janë të vlerësuara si prioritet. Fuqizimi i gruas përbën hapin e madh që vendi ynë duhet ta bëj përpara. Këtë e arrin me Fillimin e ri. Gratë në vendimmarrje në të gjitha nivelet, gratë në ekonomi familjare, biznes dhe ekonomi, kështu e parasheh Fillimi i Ri, pas 11 Qershorit. Gratë duhet të dalin të votojnë, të jenë të zonjat e vullnetit të vet”, ka thënë Dhurata Hoxha.
-
Brovina: Gratë janë fitimtare me Fillimin e Ri
-
Gruaja Demokratike, e bindur në fitoren e 11 qershorit
-
PDK hap zgjedhjet e brendshme në Forumin e Gruas
-
Dhurata Hoxha: Gratë me guxim, iniciativë dhe përkushtim, ia shtojnë vlerën vendit
-
Hoxha: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, duhet të implementohen