Në prani të përfaqësueseve të institucioneve vendase e ndërkombëtare, me rastin e "Javës së gruas", ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur fjalë rasti me temën “Rritja e llogaridhënies së institucioneve publike përmes filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor”.
Për rolin e filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor me qëllim të rritjes së llogaridhënies në institucione publike, Hoxha ka cekur se barazia gjinore është ndër parimet kryesore të BE-së dhe avancimin e Kosovës drejt proceseve integruese.
“Përkundër arritjeve që kemi shënuar ndër vite në fushën e barazisë gjinore, gratë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pa përfaqësuara, kështu interesat e gjysmës se shoqërisë nuk faktorizohen në politik-bërje”, ka thënë ministrja Hoxha, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.
“Si për arsim që duhet flakur stereotipet, vlen edhe për partitë politike në përfaqësimin e barabartë, sidomos në role vendimmarrëse, potencoi ajo, transmeton Koha.net.
Ministrja ftoi edhe mediet të tregojnë ndjeshmëri ndaj barazisë gjinore në raportimin e tyre, duke pasur kujdes për gjuhën e tyre si dhe rolin e madh të shoqërisë civile, në mbledhjen dhe analizën e të dhënave sa i përket pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në jetën publike.
“Është e vërtetë që ne kemi ligje që i hapin rrugë pjesëmarrjes së barabartë. Por, këto ligje duhet të implementohen në plotësi”, ka thënë Hoxha, duke shprehur besim që përmes kontributit tuaj politikat në funksion të barazisë, transparencës dhe llogaridhënies do të shënojnë hapa përpara.
-
Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rritë llogaridhënien
-
Hoxha: Barazia gjinore të jetë prioritet për të gjithë sektorët
-
Hoxha: Kosova ka shënuar progres në barazinë gjinore
-
(Pa)barazia gjinore në Kosovë, kërkohet zbatimi i ligjeve
-
Barazia gjinore - sfidë për institucionet e Kosovës