Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Ferizaj i ka dërguar Koha.net një njoftim, sipas të cilit sot në shkollën “Dëshmorët e Koshares”- qendra e votimit në Koshare, është ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve nga vëllai i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare, Halim Halimi.
“Për shkak të keqpërdorimit të autorizimeve si vëzhgues, presionit dhe shantazhit të ushtruar ndaj votuesve, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe presim që edhe organi i akuzës të procedojë rastin zyrtarisht, kjo për shkakun se ky presion, shantazh për të votuar kandidatët e LDK-së për Kuvendin e Kosovës, është ushtruar në cilësinë e vëzhguesit të zgjedhjeve nga ana e LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPDK në Ferizaj kërkon urgjentisht nga gjithë monitoruesit e zgjedhjeve, organet e sigurisë dhe të akuzës që të ngrenë rastet e tilla në nivel zyrtar dhe të procedohet me to sipas dispozitave ligjore”.
Rastin ia ka konfirmuar KTV-së edhe Armend Pajaziti nga DnV.
“Në një qendër votimi në fshatin Koshare është arrestuar një person, i cili ishte vëzhgues i LDK-së, sepse ka shpërndarë kartëvizita të kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së”, ka thënë për KTV Armend Pajaziti nga DnV.