Shtabi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka njoftuar se para pak minutash në Qendrën e Votimit 2042/A në Shkollën e Mesme Teknike në Prizren, një aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kapur në flagrancë, duke e incizuar votën e tij.
Sipas PDK-së incizimi i votës është bërë me qëllim të konfirmimit të votës tek ata të cilët dyshohet së në kundërvlerë i kanë ofruar mjete financiare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë lidhje me këtë rast janë njoftuar autoritetet policore si dhe prokurori kujdestar, me ç’rast i dyshuari është arrestuar nga ana e njësiteve policore të Kosovës, dhe është ndalë në mbajtje.
“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ju bënë thirrje të gjitha subjekteve politike në komunën e Prizrenit, që t’i përmbahen rregullave zgjedhore, duke mos e cenuar në asnjë moment vullnetin e lirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me qëllim që të mos u mohohet e drejta për të votuar konform bindjeve të tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren mbështet fuqishëm institucionet e rendit, dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura sipas legjistacionit në fuqi, për të gjithë ata të cilët pretendojnë që ta devalvojnë vullnetin e qytetarëve të vendit.