Një person është arrestuar një orë para mbylljes së vendvotimit në shkollën “11 Marsi” në Prizren, pasi ishte kapur teksa fotografonte votën.
Sipas burimeve të KTV-së, personi kishte pranuar veprën në Polici, ndërsa ka treguar se kishte pasur presion dhe i ishte kërkuar që të fotografonte votën e tij për PDK-në.
Në nivel vendi sot janë ndaluar 20 persona lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor.
Në këtë qendër votimi, tre qytetarë që kishin shkuar me vonesë në qendër votimi kishin sharë komisionarët për arsye se nuk i kishin lënë të votonin.
Artikuj të ngjashëm
-
LVV në Prizren thotë se ka denoncuar dy raste të fotografimit të votës
-
PDK-ja në Prizren njofton për arrestimin edhe të një aktivisti tjetër të VV-së për “blerje votash”
-
Sipas PDK-së në Prizren, Vetëvendosje në këtë komunë po blen vota
-
Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet