Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë është arrestuar një vëzhgues i PDK-së për posedim të fletëve false të votimit.
Agime Lajqi, menaxhere e kësaj qendre tha se ai vëzhgues pretendonte të ndikonte te qytetarët si të votojnë dhe posedonte fletëvotime false.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam thirrë policinë dhe prokurorinë dhe kanë ardhur e kanë larguar prej Qendrës”, tha ajo për Kohën Ditore.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra e ka konfirmuar rastin për KD-në duke thënë se atij personi iu kanë gjetur disa fletëvotime.
Gjithashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, e ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për këtë vepër penale.