Zgjedhjet lajme

Haradinaj në Klinë: Nuk shkon vetëm duke u ankuar - Kosova do të ecë përpara

Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së dhe kandidat për kryeministër nga koalicioni me PDK-në dhe Nismën, ka thënë se Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.

Ai tha se ndjehet keq që, siç tha ai, asnjë qeveri deri më sot nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën.

“Nuk mund të rrimë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova do të ecë vetëm përpara. Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim. Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.