Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sejdi Bellanica, ka kritikuar qeverinë aktuale se arsimin e kanë lënë pa ndonjë hap të rëndësishëm që do të ndikonte drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë.
Në debatin “Zgjedhjet në Kohë” e ku u diskutua për arsimin, Bellanica është shprehur çerdhet e shumë premtuara nga partia në pushtet, nuk janë ndërtuar, andaj sipas tij kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Cilësia po mbetet gjithmonë sfida kryesore sa i përket arsimit në Kosovë. U përmend edhe çështja e edukimit të hershëm në çerdhet të cilat nuk janë të ndërtuara por vetëm të premtuara, kjo duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Kosova është duke shkruar drejt një zhvillimi ndryshe nga ajo që ka qenë më përpara pasi pjesa më e madhe e banorëve qofshin gra po meshkuj janë të punësuar, kanë nevojë që fëmijët të mos edukohen brenda shtëpisë por të kenë një institucion ku mund të edukohen”, ka thënë Bellanica.
Sipas Bellanicës, tekstet shkollore dhe rezultatet në PISA janë faktorë që tregojnë se sa prapa është vendi në arsim.
Ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon reformim të tërësishëm të sistemit arsimor nga cikli parashkollor e deri në universitet.
“Si shtyllë e parë kemi thënë që shkolla duhet të jap aftësi dhe jo vetëm nota. Kjo mund të bëhet nga reformimi i tërësishëm; nga parashkollor deri në universitet, pastaj kurrikula duhet të zbatohet. Kurrikula i ka gjashtë kompetenca dhe nëse ne fokusiohemi në zbatimin e tyre atëherë ne i kemi bërë atë fëmijë të gatshëm për jetë. Asnjëherë nuk është bërë një vlerësim i zbatimit të këtyre njohurive që merren përmes zbatimit të kurrikulës”, ka thënë Bellancia.
Kandidati i AAK-së për deputet, ka thënë gjithashtu se mësimdhënësit nuk duhet të testohen. Sipas tij ata duhet të mbështeten.
“Në shtyllën tjetër e kemi mbështetjen e mësimdhënësit. Çfarë testi duhet t’i bëjmë mësimdhënësit siç ka përmendur qeveria e tanishme, test i njohurive që e kanë kryer një fakultet? Mesimdhënësit janë mjaftueshëm me njohuri në vendin ku janë dhe ushtrojnë lëndën. Tjetra është dualizmi, u përmendën shkollat profesionale të cilat mendojnë që po lihen anash e tregu i punës është fokusuar pikërisht këtu”, ka thënë Bellanica.