Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se kjo parti ka arritur të rikthejë besimin e elektoratit dhe të sigurojë 20 mandate.
Ai e cilësoi këtë rezultat si kthesë të rëndësishme për LDK-në, e cila, sipas tij, brenda pak muajsh ka kaluar nga një krizë historike drejt një stabiliteti të ri politik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga dhjetori deri më sot nuk ka kaluar shumë kohë. Në çdo normalitet kohor, gjërat nuk do të ndryshonin kaq shpejt. As gjashtë muaj diferencë mes dy palë zgjedhjeve. Por për LDK-në, dhe vetëm LDK-në e askënd tjetër, ishte ndryshe. Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projeksione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot. Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Një ditë pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, Abdixhiku paralajmëroi reforma të thella të brendshme, që sipas tij, do të realizohen me prioritet dhe qartësi.
“Përpara nesh kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë”, ka shtuar ai.