Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve dhe pozitën e LDK-së, ka thënë se humbjet radhazi nuk janë rastësi. Ato, sipas tij, janë verdikt i qartë politik.
Ka shkruar në Facebook se mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim por është refuzim i përgjegjësisë.
“Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor. Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj. Kërkoj publikisht dhe pa ekuivoke: - llogaridhënie politike për humbjet, transparencë të plotë mbi vendimmarrjen, e cila mungon kohë të gjatë në LDK, dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet”, ka shkruar ai.
Veliu ka thënë se askush nuk është mbi partinë dhe askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja.
“Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.
Veliu kishte reaguar pasi nuk ishte pranuar në listën e deputetëve nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
-
Veliu: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë
-
Veliu: Humbja nuk mund të kalohet me heshtje, dera është e hapur
-
Veliu e quan “padrejtësi të pashembullt” mospërfshirjen e tij në listë të LDK-së
-
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
-
Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj