Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë rinumëruar 1 mijë e 973 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë në total. Tashmë procesi i rinumërimit është përmbyllur në 28 komuna.
“Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me dinamikën që po zhvillohet, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.
“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, deklaroi Elezi për KOHËN.
