Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rinumërohen 73% e vendvotimeve

Rinumerimi

Foto: Driton Paçarada

Sipas Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, deri më tani, nga 2 mijë e 557 vendvotime, janë rinumëruar 1 mijë e 887, apo 73.80 për qind, duke bërë që procesi i rinumërimit të përmbyllet në 27 komuna.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të numërohen edhe një herë të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, pasi gjatë rinumërimit të vetëm një të katërtës së tyre janë evidentuar rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para daljes në pah të problemeve me abuzimin e votave për kandidatë, KQZ-ja pati paraparë 19 janarin për shpallje të rezultateve përfundimtare.

Vendi qe një vit është pa institucione mandatplota. Zgjedhjet e shkurtit të vitit që shkoi nuk rezultuan me formimin e qeverisë, e përmbyllja e atyre të 28 dhjetorit ka tejkaluar afatet e parapara.

Kosova nuk ka buxhet të miratuar për vitin 2026 dhe për pak javë përfundon edhe mandati i presidentes.

23 persona në Prizren janë arrestuar për manipulim me vota, kanosje, marrje dhe dhënie ryshfeti. Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit.