Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 999 mijë e 24 persona.
Një ditë para fillimit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit.
Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht.
Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 910 qendra të votimit në 2557 vendvotime.