Prokurori i Shtetit është njoftuar sot se kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KZQ), Valdete Daka, përmes ftesës publike ka kërkuar ndihmën e Prokurorisë dhe të Policisë që të jenë prezent brenda objektit të QNR-së, lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të keqpërdorimeve të mundshme në kuadër të procesit zgjedhor 2019, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.
“Prokurori i Shtetit duke u bazuar në Memorandum Bashkëpunimin dhe koordinimin në mes institucioneve përkatëse ka të përcaktuara ndërmarrjen e aktiviteteve për luftimin me sukses, përfshirë parandalimin, e të gjithë atyre që bien në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi lidhur me veprat penale kundër të drejtave të votimit”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.
Më tej aty thuhet se, bazuar në kompetencat që ka KQZ-ja, gjatë tërë procesit të zgjedhjeve është e obliguar të koordinojë aktivitetet e saja me institucionet nënshkruese të memorandum bashkëpunimit, dhe pas prononcimit të kryetares së KQZ-së, Prokurori i Shtetit njofton publikun se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), tanimë janë prezent Prokurori i Shtetit dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, të cilët bashkërisht do t’i përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja.
-
Kryetarja e KQZ-së Daka përmes një mesazhi u kërkon palëve të ruajnë integritetin e procesit zgjedhor
-
Një raport i QNR-së për keqpërdorimet në numërim të votave do t’i dërgohet Prokurorisë për hetim
-
Mbi 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhje
-
Prokuroria e Shtetit vihet në lëvizje pas manipulimit me vota
-
Rreth 100 prokurorë nëpër Kosovë, Prokuroria: Denonconi keqpërdorimet