Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të votave në QNR, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 6 mijë 783 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 330 vota.
Në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 892 vota, ndërsa AAK-PSD kanë mbledhur 3 mijë e 190 vota, e në fund koalicioni Nisma-AKR-PD kanë mbledhur 1401 vota, transmeton televizioni publik.
Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.
Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.
-
Përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta
-
Numërohen gati 80 për qind e vendvotimeve me kusht
-
Numërohen 73% të votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta
-
Përfundon numërimi i votave për parti
-
Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë