Nga fillimi i fushatës zgjedhore më 25 shtator e deri tash Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, gjoba që kalojnë shifrën e 58 mijë eurove.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel, ka bërë të ditur për REL se Lista Serbe prin për kah shuma e dënimit, ndërsa pas saj vijnë LDK-ja e PDK-ja.
“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është dënuar më 14.100 euro, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) 6.100 euro, Lista Serbe me 30 mijë euro, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) - Partia Socialdemokrate me 6 mijë euro dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate - Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë me 2.500 euro”, ka thënë ai.
PZAP ka bërë të ditur se shumica e ndëshkimeve po ndodhin për shkak të vendosjes së posterëve në hapësira publike, por edhe shkelje tjera.
“Arsyet janë vendosja e posterëve në hapësira publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votueseve për të votuar subjektin e caktuar politik. Pastaj shfrytëzimi i pozitës publike më qëllim të përfitimit të votave, përdorimi i gjuhës se urrejtjes, vendosja e tavolinave me postera në rrugë publike, vendosja e tendës me materiale propaganduese në rrugë publike, shpërndarja e videove nëpër rrjete sociale, etj”, ka deklaruar Desku.
-
162.000 euro gjoba partive për shkelje në fushatë zgjedhore
-
Lista Serbe shpërfilli rregullat e fushatës, mori total 147 mijë euro gjobë nga PZAP-i
-
22 mijë euro gjoba kundër Listës Serbe për shkelje gjatë fushatës
-
Lista Serbe “kampion” për shkelje e gjoba gjatë fushatës
-
Përbërja e listave dhe gjobat e shqiptuara nga PZAP – Si shkoi procesi zgjedhor më 9 shkurt në Kosovë?