Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma, AKR-PD, Fatmir Limaj ka takuar kandidatët për deputetë të këtij koalicioni, ku edhe ka thënë se lista e kandidatëve nga Nisma Socialdemokrate është më e mira që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për, siç ka thënë ai, t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit në katër vitet në vazhdim.
Limaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka uruar suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t'i shërbejmë vendit. Kandidatëve për deputetë u kërkova që në çdo cep të vendit ta shtrijnë vizionin dhe vlerat tona si grupim politik. Ta marrësh besimin e njerëzve është gjë e jashtëzakonshme. Jam i bindur që me këta kandidatë do të arrijmë suksese të mëdha në parti dhe si koalicion. Bashkë për Shtetin”, ka shkruar ai.
-
Limaj letër Hamzës, ofron “bashkim politik”
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë
-
Nisma publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
NISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament
-
Limaj: Do jemi në zgjedhje - qoftë me koalicion, qoftë vetëm