Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Limaj: Kosova në dialog me Serbinë fiton vetëm nëse është e bashkuar

Nisma Socialdemokrate ditën e pestë të fushatës zgjedhore e përmbylli në takimin elektoral me qytetarët dhe simpatizantët në qytetin e Pejës.

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, duke kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e 6 tetorit, tha para qytetarëve pejanë se vota për Nismën është bashkim për Kosovën.

“6 tetori të gjejë Kosovën më të bashkuar, jo të përçarë. Ne duam që qytetari i Kosovës me votën e tyre me 6 tetor duke votuar të nxjerr Kosovën sa më të bashkuar. Vota për Nismën është bashkim për Kosovën”, tha ai.

Limaj duke aluduar në kundërkandidatët e tij për kryeministër, tha se vendin nuk mjafton vetëm të duhet nëse nuk ka dije për zhvillimin e tij.

“Duhet me dashtë vendin tonë, pa e dashur vendin nuk mund t’i shërbesh. Edhe e dyta, sado me dashtë vendin tonë, nëse nuk di, e merr në qafë. Pra, vendin një personalitet edhe duhet me dashtë edhe duhet të di”, tha Limaj.

Edhe Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë Zgjedhjet 2025 Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kandidati për kryeministër, po ashtu foli për dialogun me Serbinë, teksa tha se Kosova mund të fitojë vetëm e bashkuar me të gjitha partitë politike.

“Kosova mund të fitojë në tavolinën e dialogut me Serbinë vetëm të bashkuar si forca politike”, tha Limaj.