Në një nga hotelet në kryeqytet ka nisur takimi ndërmjet kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa e pjesë e këtij takimi është kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.
Ata pritet që të diskutojnë rreth një koalicion të mundshëm qeverisës, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast Kurti ka deklaruar se, “ky është fillimi i qeverisë së re. Po punojmë për koalicionin qeveritar që do ta ç’kapë shtetin nga e keqja”.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, me pak vota para LDK-së.