Kryeministri Albin Kurti i ka pritur në një takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, ku pritet të diskutohet për vendimin e një dite më parë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Fillimisht, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkuar në Kuvend të Kosovës, në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së, për të vazhduar pastaj së bashku me kryeparlamentaren Osmani, për në zyrën e kryeministrit Kurti, raporton KTV.
Mustafa ka thënë se në këtë takim pritet që të dakordohen lidhur me vendimin për taksën.
Artikuj të ngjashëm
-
Takohen Mustafa dhe Kurti, shkak taksa 100 për qind
-
Osmani: Mustafa dhe Kurti do të takohen sërish për heqjen e taksës
-
Hoti: Me VV-në kemi dallime për taksën, do t’i përafrojmë qëndrimet
-
Mustafa arrin në Kuvend për takimin me Kurtin: LDK-ja ka bërë ofertë shumë të balancuar
-
Caktohet koha e takimit mes Kurtit e Mustafës