Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të publikohen sot në orën 14:00.
Sipas sqarimit të KQZ-së rinumërimi ka përfunduar në orën 14:00 të ditës së diel prandaj duhet pritur afati ligjor 24 orësh para se të publikohet rezultati.
“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbyllet rinumërimi, KQZ-ja pret afatet e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
-
Rinumërohen 77 për qind e vendvotimeve, mbyllet procesi në 28 komuna
-
Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë
-
Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime
-
KQZ-ja vendos të dërgojë në rinumërim 23 vendvotime