Koha.net më parë ka raportuar se Agim Krasniqi, kandidat për deputet i koalicionit NISMA-AKR-PD është i akuzuar për një rast.
Koalicioni NISMA-AKR-PD e ka futur në listën për kandidatë për deputetë një nga anëtarët më të ri që ka aderuar në këtë parti, Agim Krasniqin.
Nisma e ka demantuar se kandidati i tyre është me aktakuzë.
Këtë tani e ka konfirmuar edhe koha.net.
Siç ka raportuar Koha Ditore, Agim Krasniqi është i akuzuar për korrupsion, por në listën për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD është një kandidat tjetër, me emër dhe mbiemër të njëjtë.
Grupi Koha shpreh keqardhje ndaj kandidatit, subjektit dhe publikut për lëshimin e paqëllimshëm në rastin e publikimit të lajmit.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma
-
Shoqëria civile thirrje partive: Mos i kandidoni individët me aktakuza
-
Balaj-Halimaj mohon zërat për mosmarrëveshje me AKR-në për listën e kandidatëve
-
Përveç AAK-së, të tjerat parti thonë se nuk fusin individë me aktakuza në lista për deputetë
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha