Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, E30 dhe Ideal, kanë publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë.
Bartës i listës është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat i koalicionit për kryeministër.
“Me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për shtet e familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën. Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së të publikuar në rrjete sociale.
-
AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë
-
AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Bislimi: Tërheqja e Haradinajt s’ishte e papritur, do të ketë ngritje të fuqishme të AAK-së
-
PDK-ja publikon listën
-
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit