Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili kaloi nga Nisma Socialdemokrate tek Partia Socialdemokrate kohë më parë, i është kundërpërgjigjur akuzave të Fatmir Limajt ndaj tij që i bëri në Rubikon të KTV-së.
Bytyqi, i cili u akuzua nga kreu i Nismës Socialdemokrate për “mungesë morali”, i ka thënë Limajt se të pamoralshëm janë krerët e Nismës.
“Siç e kam deklaruar në tekst-dorëheqjen time nga partia Nisma Socialdemokrate, rrethanat për të mos vazhduar më me drejtimin e dikasterit qenë krijuar në fillet e mandatit qeverisës”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.
“Të pamoralshmit mendonin se dikasteret qeverisëse ishin ekskluzivitet i partive. Kjo qasje kaq mizore më ka bërë të jem i përgjegjshëm dhe ta ndaja qasjen institucionaliste nga qasja klienteliste e kapëse dhe jam munduar që arsimin ta mbaja larg të tillëve, larg ujqërisë politike. Qasja e Fatmir Limajt se dikasteret u takojnë partive është deformim jo vetëm institucional por edhe moral”, ka shkruar ai.
Limaj, mbrëmë në Rubikon të KTV-së kërkoi nga Bytyqi që të japë dorëheqje nga pozita e ministrit, pas largimit nga partia që udhëhiqet prej tij.
“Ai nuk e përfaqëson Nismën në Qeveri. Është pa mbështetje. S’përfaqëson askënd aty. Ai sikur të kishte pak moral do të ofronte dorëheqjen nga posti i ministrit, pas largimit nga Nisma sepse atë post e ka marrë nga 45 mijë votues të Nismës. Po të largohet nga subjekti dhe është ministri që drejtohet nga ai subjekt, është dashur të mos shkojë më në zyre. Por ai përkundrazi po vazhdon të shkarkojë njerëz sipas qejfeve”, ka deklaruar Limaj.
-
Nisma i hakmerret Bytyqit, kërkon nga Haradinaj shkarkimin e tij
-
Pas largimit nga Nisma Socialdemokrate, Bytyqi ankohet për përzierje të politikës në arsim
-
Limaj: Ata që kanë pasur mundësi ta shmangin krizën, janë sjellë papërgjegjshëm
-
Shoqëria civile kërkon që të anulohen vendimet e ministrit në largim të Arsimit
-
Shoqëria Civile kërkon shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të ministrit Bytyqi