Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës.
Këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Blerim Sallahu, jurist në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi përmes këtij postimi tutje ka bërë me dije se do të vazhdojnë me ankesë në Gjykatën Supreme.
“PZAP, refuzon si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës, duke e rikthyer ne zbatim nenin 96.2 të LZP-së, edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykimin A-A.U.ZH.nr.20/2019, se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me poste nga qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Nuk do të ndalemi derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj, vazhdojmë me ankesë në Gjykatën Supreme”, ka shkruar Sallahu.