Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës.
Këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Blerim Sallahu, jurist në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai përmes këtij postimi tutje ka bërë me dije se do të vazhdojnë me ankesë në Gjykatën Supreme.
“PZAP, refuzon si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës, duke e rikthyer ne zbatim nenin 96.2 të LZP-së, edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykimin A-A.U.ZH.nr.20/2019, se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me poste nga qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Nuk do të ndalemi derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj, vazhdojmë me ankesë në Gjykatën Supreme”, ka shkruar Sallahu.
-
PZAP-ja ia refuzon VV-së dy ankesa për numërim të votave nga diaspora
-
PZAP-ja refuzon ankesën e VV-së për numërimin e 392 pakove të fundit me fletëvotime të diasporës
-
Vetëvendosjes i refuzohet kërkesa për përsëritje të votimit me postë
-
Refuzohet ankesa e LVV-së për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë
-
Mbi 3 mijë vota të refuzuara të mërgatës