Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta

Foto: Koha

Sot në orën 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, deklaroi Elezi.