Sot do të nisë numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen 15 mijë e 482 fletëvotime. Prej tyre janë 12 mijë e 960 fletëvotime me kusht, kurse 2 mijë e 522 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.
Ai ka thënë se sot pritet të numërohen këto vota. Të mërkurën pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Nis numërimi i votave të fundit me postë
-
Sot pritet të përfundojë numrimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta
-
Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta