Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Numërimi i votave pritet të fillojë në ora 16:00
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, tregoi Elezi.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot pritet të përfundojë numrimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta
-
KQZ-ja publikon qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna
-
KQZ: Numërimi i votave me kusht drejt fundit
-
Fillon numërimi i votave me kusht dhe rinumërimi i disa vendvotimeve
-
Sot nis numërimi i votave me postë