Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq, raporton KP.
Kurti, partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Kurti pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.
{gallery}