Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak uroi sot qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.
Ai tha se pret që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kosovë “të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimet politike në të gjithë rajonin, dhe se qeveria e re në Kosovë do t'i japë një impuls cilësor negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës”, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresojmë që Qeveria e re në Kosovë të formohet shpejt dhe se dialogu me Serbinë do të rinovohet pa vonesë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që përfundimisht do të qetësojë Ballkanin Perëndimor dhe do ta kthejë atë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, tha Çanak.