KQZ-ja po vazhdon të numërojë votat nga zgjedhjet e djeshme në vendin tonë, ndërsa deri tani ma mbërritur në 97,37%.
Ndonëse renditja mes partive nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, është përqindja ajo që ka ndryshuar.
LVV-ja vazhdon të prijë me 25,60% (199.506 vota) në raport me LDK-në që ka 24,90% (194.028 vota).
E treta vazhdon të jetë PDK-ja me 21,05% (164.018 vota), e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 11,53 për qind (89.883 vota).
Lista Serbe është e pesta për kah numri i votave, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka mbetur nën 5%, saktësisht 4,88% apo e përkthyer në vota 38.055.
