Komisioni Qendror Zgjedhor ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet e 6 tetorit.
Nga 96,07% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me një diferencë prej rreth 0.7 pikësh të përqindjes ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLVV momentalisht ka 25,77% në krahasim me 25,08% të LDK-së.
PDK-ja vazhdon të mbes partia e tretë nga këto zgjedhje me 21,17% të votave nga 96,07% të votave të numëruara.
Në vend të katërt po ashtu i pandryshuar mbetet koalicioni AAK-PSD me 11,63%. Pas tyre është Lista Serbe me 6,20% dhe i fundit, që rrezikon pragun zgjedhor, është koalicioni Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë me 4,92%.