Zgjedhjet 2019

Limaj: Kundërshtarët politikë nuk i shohim si armiq, por si mundësi për ide të reja

Limaj: Kundërshtarët politikë nuk i shohim si armiq, por si mundësi për ide të reja

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ditën e sotme të fushatës zgjedhore e ka nisur duke kërkuar unitet nga gjitha partitë politike për t’u bërë bashkë për sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen, teksa tha se kundërshtarët politikë i shohin si pasuri, e jo armiq.

Limaj para strukturave dhe simpatizantëve në Klinë po ashtu shpalosi disa nga prioritetet e tij qeverisëse. Ai tha se Qeveria e tij do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe një shtet social.